Revani me Kos dhe Sherbet

AuthorMegi
10DifficultyBeginner

Recetë tradicionale shqiptare për të përgatitur 18-20 copë revani me kos.

ShareTweetSaveShareShareBigOven
Revani me Kos dhe sherbet
Prep Time1 hrCook Time25 minsTotal Time1 hr 25 mins
Për të përgatitur brumin
 15 lbs vezë
 500 g sheqer
 500 g kos
 750 g miell
 5 g sodë buke
Për shurupin (shërbetin)
 1500 g sheqer
 1 pt Liker (gotë pije)sipas dëshirës
 1 l ujë
1

Në një enë thyejmë vezët, hedhim sheqerin, miellin, kosin e sodën e bukës dhe i përziejmë të gjitha së bashku.

2

Në një tavë, në fund e anash, shtrojmë një letër pjekje dhe hedhim në të brumin e përgatitur, duke e hapur në të gjithë tavën në trashësi të njëjtë.

3

E pjekim në furrë me nxehtësi mesatare. Pjekja e revanisë provohet me majën e një thike. Në qoftë se thika vishet me mbeturina brumi nuk është pjekur, në të kundërtën është gati.

4

E nxjerrim nga furra, përmbysim tavën dhe heqim letrën nga revania.

5

E vendosim përsëri në tavë, e presim në racione.

6

Përgatisim shurupin duke valuar ujin me sheqerin dhe pasi të kenë marrë valë i hedhim likerin.

7

Shurupin e lemë rreth 20 Minuta të ftohet mandej ia hedhim revanisë.

CategoryCuisineCooking Method,

Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.

Shfleto të gjitha ëmbëlsirat

Ingredients

Për të përgatitur brumin
 15 lbs vezë
 500 g sheqer
 500 g kos
 750 g miell
 5 g sodë buke
Për shurupin (shërbetin)
 1500 g sheqer
 1 pt Liker (gotë pije)sipas dëshirës
 1 l ujë
Revani me Kos dhe Sherbet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *