Ëmbëlsia e kungullit dhe shija e fortë e salsiçes janë përbërësit kryesor për një pjatë kremoze e me një shije të veçantë. Kungulli me shijen e rozmarinës dhe copat e vogla të salsiçes i shtojnë shijen një pilafi të përgatitur në mënyre klasike.
Me ardhjen e dimrit kjo është një nga pjatat më të pasura e të shijshme që mund të përgatisim në shtëpitë tona.
Unike dhe e përkryer për të shtuar energjitë e trupin tonë

Presim kungullin në feta dhe e pastrojmë nga lëkura e farat. Çdo fetë e ri presim në forma kubikë të vegjël.
E vendosim në një tas duke i hedhur sipër kripën, piperin, specin djeks dhe vajin. E përziejmë që të marri shije.
Hedhim kungullin në një tavë të veshur me letër furre duke i vendosur degët e rozmarinës sipër dhe e pjekim në furre me 190° për 25 Minuta .
Qepën e pastrojmë dhe e presim në feta të holla.
Heqim lëkuren e salsiçes dhe e grijmë me anë të thikës.
Në një tigan me flakë mesatare hedhim gjalpin, qepën dhe orizin. E kaurdisim mirë deri sa të marre një ngjyrë të artë.
Më pas shtojmë salsiçen dhe verën e bardhe duke e lenë në flakë deri sa vera të ketë avulluar tërësisht. Më pas shtojmë pak e nga pak lëngun e perimeve.
Ziejmë orizin në flakë mesatare për 20 Minuta .
Ndërkohë që kungulli është gati nxjerrim tavën nga furra dhe eliminojmë degëzat e rozmarinës duke lënë mënjanë një sasi të vogël kungulli për zbukurimin e pjatave.
Pasi pilafi të jetë gati, fikim flakën e sobës e i hedhim sipër kungullin, djathin e grirë kaçkavall dhe pak gjalpë. E trazojmë me luge druri.
Shërbehet i nxehtë.
Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.
Përbërësit
Hapat