Ky është brumi bazë për bukën. Në bazë të kësaj recete mund të përgatisim një shumllojshmëri produktesh si pica, torta të kripura e një varietet të gjërë për panine dhe bukë të ndryshme në vartësi të shijeve tona.
Në një enë me pak ujë të ngrohtë tresim majan e birrës së thatë (ose edhe 12 gr maja birre të freskët) bashkë me sheqerin e në një ene tjetër pjesën e ujit tjetër te ngrohtë ku tresim kripën
Në planin e punës vendosim miellin duke krijuar një gropë në mes të masës dhe hedhim brënda majan e birrës se tretur e fillojmë ta përpunojmë brumin , më pas shtojmë pjesën tjetër të ujit me kripë e vazhdojmë të punojmë brumin.
Duke e përziere vazhdimisht, fillojmë të hedhim vajin e ullirit pak e nga pak.
Përpunojmë masën tonë (duke shtuar herë pas here pak miell) për 10 Minuta deri sa brumi të rezultoi elastik e jo i ngjitshëm.
I japim formën e dëshiruar dhe e vendosim brënda në furrë me tepsinë e pjekjes. E lëmë përreth 60 Minuta në mënyrë që brumi te vijë.
Pasi brumi te jetë dyfishuar në masë, me ndihmën e një thike bëjmë disa prerje sipër masës, së fundi e pjekim në furrë të para ngrohur me 200° për 50 Minuta
Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.
Përbërësit
Hapat