AutoriMegi
Bakllavaja është një ëmbëlsirë tradicionale e vendit tonë.
Aftësia qëndron në rritjen e numrit dhe të cilësisë të petëve, në hapjen e tyre sa të jetë e mundur më të holla, gjë që siguron edhe suksesin e përgatitjes të kësaj ëmbëlsire.
Sipas krahinave të vendit, bakllavaja ka edhe shtesa e aroma të ndryshme, por sidoqoftë, ato përmblidhen në rregullin e kësaj recete.
Koha e përgatitjes2 orë 30 minutaKoha e pjekjes2 orëKoha totale4 orë 30 minuta
Për brumin
1 kg miell
6 g kripë
5 kokrra të verdha vezësh
350 g ujë
Për mbushjen e petëve
300 g gjalpë~ deri në 600g gjalp
200 g arra ~ deri në 400g arra ose bajame të qëruara
Për shurupin
1 kg sheqer~ deri në 1.5kg sheqer
750 g ujë~ deri në 1kg ujë
500 mg vaniljearomë pluhur
1 kokërr limon
Përgatitja e brumit
1Hapim miellin në tavolinë, e bëjmë gropë në mes dhe hedhim atje kripën dhe të verdhat e vezëve.
2Me ujin bëjmë një brumë të fortë si për petë byreku.
3Brumin e lëmë disa minuta të fitojë elasticitet duke e mbuluar me një pecetë të pastër e pastaj e ndajmë në copa të vogla (kuleçe), të cilët do ti bëjmë më vonë petë.
4Petët i hapim të holla dhe aq të mëdha sa kemi formën (tavën ku do të pjekim bakllavanë) dhe i vendosim mbi një çarçaf të bardhë që të thahen pak.
Mbushja e petëve
5Gjalpin e freskët e tretim dhe e kullojmë që të mos ketë mbeturina të kripës e shkumë.
6Me të lyejmë tepsinë dhe shtrojmë petët njërën mbi tjetrën. Midis petëve hedhim kurdoherë gjalpë.
7Bajamet ose arrat i grijmë dhe i vendosim në dy kate të ndara me peta, hedhim në fund dhe gjalpin që na ka mbetur.
8E presim në thela rombike dhe e pjekim në furrë me nxehtësi mesatare 180°C për rreth 2 Orë
Shurupi (shërbeti)
9Nisim përgatitjen e shurupit duke valuar ujin me sheqer.
10Kur të ketë marrë valë i shtrydhim limonin dhe cipën e tij të grirë duke shtuar dhe vaniljen.
11Shurupin bakllavasë ia hedhim sapo të ketë dalë nga furra, kur akoma është e ngrohtë.
Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.
Shfleto të gjitha ëmbëlsirat
Përbërësit
Për brumin
1 kg miell
6 g kripë
5 kokrra të verdha vezësh
350 g ujë
Për mbushjen e petëve
300 g gjalpë~ deri në 600g gjalp
200 g arra ~ deri në 400g arra ose bajame të qëruara
Për shurupin
1 kg sheqer~ deri në 1.5kg sheqer
750 g ujë~ deri në 1kg ujë
500 mg vaniljearomë pluhur
1 kokërr limon
Hapat
Përgatitja e brumit
1Hapim miellin në tavolinë, e bëjmë gropë në mes dhe hedhim atje kripën dhe të verdhat e vezëve.
2Me ujin bëjmë një brumë të fortë si për petë byreku.
3Brumin e lëmë disa minuta të fitojë elasticitet duke e mbuluar me një pecetë të pastër e pastaj e ndajmë në copa të vogla (kuleçe), të cilët do ti bëjmë më vonë petë.
4Petët i hapim të holla dhe aq të mëdha sa kemi formën (tavën ku do të pjekim bakllavanë) dhe i vendosim mbi një çarçaf të bardhë që të thahen pak.
Mbushja e petëve
5Gjalpin e freskët e tretim dhe e kullojmë që të mos ketë mbeturina të kripës e shkumë.
6Me të lyejmë tepsinë dhe shtrojmë petët njërën mbi tjetrën. Midis petëve hedhim kurdoherë gjalpë.
7Bajamet ose arrat i grijmë dhe i vendosim në dy kate të ndara me peta, hedhim në fund dhe gjalpin që na ka mbetur.
8E presim në thela rombike dhe e pjekim në furrë me nxehtësi mesatare 180°C për rreth 2 Orë
Shurupi (shërbeti)
9Nisim përgatitjen e shurupit duke valuar ujin me sheqer.
10Kur të ketë marrë valë i shtrydhim limonin dhe cipën e tij të grirë duke shtuar dhe vaniljen.
11Shurupin bakllavasë ia hedhim sapo të ketë dalë nga furra, kur akoma është e ngrohtë.
Recete klasike e gjysherve tane.
Me kujtohet femijeria, kur e prisnim me shume qefe fundvitin vetem per te ngrene kete embelsire 🙂