AutoriMegi
Recetë tradicionale shqiptare për të përgatitur 18-20 copë revani me kos.
Koha e përgatitjes1 orëKoha e pjekjes25 minutaKoha totale1 orë 25 minuta
Për të përgatitur brumin
15 kokrra vezë
500 g sheqer
500 g kos
750 g miell
5 g sodë buke
Për shurupin (shërbetin)
1500 g sheqer
1 s.d. Liker (gotë pije)sipas dëshirës
1 l ujë
1Në një enë thyejmë vezët, hedhim sheqerin, miellin, kosin e sodën e bukës dhe i përziejmë të gjitha së bashku.
2Në një tavë, në fund e anash, shtrojmë një letër pjekje dhe hedhim në të brumin e përgatitur, duke e hapur në të gjithë tavën në trashësi të njëjtë.
3E pjekim në furrë me nxehtësi mesatare. Pjekja e revanisë provohet me majën e një thike. Në qoftë se thika vishet me mbeturina brumi nuk është pjekur, në të kundërtën është gati.
4E nxjerrim nga furra, përmbysim tavën dhe heqim letrën nga revania.
5E vendosim përsëri në tavë, e presim në racione.
6Përgatisim shurupin duke valuar ujin me sheqerin dhe pasi të kenë marrë valë i hedhim likerin.
7Shurupin e lemë rreth 20 Minuta të ftohet mandej ia hedhim revanisë.
Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.
Shfleto të gjitha ëmbëlsirat
Përbërësit
Për të përgatitur brumin
15 kokrra vezë
500 g sheqer
500 g kos
750 g miell
5 g sodë buke
Për shurupin (shërbetin)
1500 g sheqer
1 s.d. Liker (gotë pije)sipas dëshirës
1 l ujë
Hapat
1Në një enë thyejmë vezët, hedhim sheqerin, miellin, kosin e sodën e bukës dhe i përziejmë të gjitha së bashku.
2Në një tavë, në fund e anash, shtrojmë një letër pjekje dhe hedhim në të brumin e përgatitur, duke e hapur në të gjithë tavën në trashësi të njëjtë.
3E pjekim në furrë me nxehtësi mesatare. Pjekja e revanisë provohet me majën e një thike. Në qoftë se thika vishet me mbeturina brumi nuk është pjekur, në të kundërtën është gati.
4E nxjerrim nga furra, përmbysim tavën dhe heqim letrën nga revania.
5E vendosim përsëri në tavë, e presim në racione.
6Përgatisim shurupin duke valuar ujin me sheqerin dhe pasi të kenë marrë valë i hedhim likerin.
7Shurupin e lemë rreth 20 Minuta të ftohet mandej ia hedhim revanisë.
Revani me Kos dhe Sherbet