Arkiva: Recipes

Lulelakër e skuqur me vezë

Lulelakra është një zarzavat tipik i stinës së dimrit.
Është e pasur me vitamina të shumta e të dobishme për organizmin tonë, ndaj nuk duhet ti mungojë tryezave tona.

Lexo më tej
 

Salca majonez

Majoneza është një nga salcat më të përhapura në të gjithë botën por origjina e saj dhe në ditët e sotme është e diskutuar.
Ka dy variante për origjinën e majonezës.
E para fjala majonez vjen nga një qytet spanjoll i quajtur Mahon ,ku kuzhunjeri ushtar i dukës së Richelieu shpiku në vitin 1757 një salcë me bazë vajin dhe të verdhën e vezës.
Varianti dytë vjen nga një fjalë e vjetër franceze (Moyeau) që do të thotë e verdhë veze.
Majoneza gjen një përdorim të gjerë si në pjatat e mishit dhe të peshkut.
Gjithashtu shërben për të dekoruar pjatat e ndryshme në periudhën e festave.
Përgatitja e kësaj salce është shumë e thjeshtë.
Me pak përbërës dhe me pak kujdes në përgatitje arrihet një majonezë perfektë.

Lexo më tej
 

Brusketa me ton domate dhe majonez

Brusketat kanë një gamë të gjerë variantesh dhe përbërësish, por përbërësi kryesor i tyre është buka.
Brusketat janë një ide shumë e mirë për të shtuar larmishmërinë e darkës. Një pjatë ideale për të impresionuar miqtë tuaj.
Nëse do ti vendosni në mes të tavolinës do ta shihni që të gjitha duart do të zgjaten drejt tyre.

Lexo më tej
 

Supë me perime

Një pjatë e parë shumë e shëndetshme për të gjithë familjen.
Ideale për ditët e ftohta të dimrit.
Përgatitja e kësaj supe është e thjeshtë por pak e gjatë për shkak të perimeve të shumta që përmban.
Por aroma e saj e mrekullueshme të fton menjëherë në tryezë.

Lexo më tej
 

Brinjë qengji të marinuara

Brinjë qengji të marinuara është një recetë tipike e kuzhinës italiane, e përdorur sidomos gjatë periudhës së Pashkëve.

Mënyrat e gatimit janë të ndryshme dhe të shumëllojshme.

 

Lexo më tej
 

Sallatë kapreze

Një pjatë tipike e kuzhinës italiane.
Kjo pjatë kaq e shijshme shpesh përdoret si anti-pastë por mund të përdoret dhe si pjatë e dytë për ato që ndjekin dietën mesdhetare.
Emri i kësaj pjate të freskët e ka origjinën nga ishulli i bukur i Kaprit – në Napoli të italisë.

Lexo më tej
 

Supë me bizele

Supa me bizele është një pjatë pranverore e lehtë dhe e  ushqyeshme për të gjithë familjen.
Një recetë ideale për vegjetarianët.

Lexo më tej