AutoriEntela
Torta sfungjer e quajtur ndryshe Pan di Spanja, është një përgatitje bazë e shumë ëmbëlsirave, tortave apo dhe thjeshtë për tu shijuar e vetme.
Është një recete e thjeshtë për tu bërë po në te njëjtën kohë jo banale pasi duhet një punë e kujdesshme për të arritur rezultatin e duhur, atë të një torte të përkryer, të lartë, të butë dhe shumë e lehtë.
Koha e përgatitjes25 minutaKoha e pjekjes40 minutaKoha totale1 orë 5 minuta
5 vezë (temperaturë ambjenti)
150 g sheqer
150 g miell 00
1Si fillim ndahen të bardhat nga të verdhat e vezëve në dy enë të ndryshme.
2Të verdhat rrihen me sheqerin deri sa të shkrihet plotësisht. Më pas shtohet mielli e përzihen deri sa të krijohet një masë homogjene.
3Të bardhat e vezëve rrihen me ane të një rrahësi elektrik deri sa të krijohet një shkumë e bardhe dhe e lartë.
4Shkuma shtohet në enën ku ndodhet masa jonë. Përzihet ngadalë me anë të një luge me lëvizjen nga poshtë - lart, në mënyrë që mos të prishet densiteti i shkumës së bardhë.
5Lyejmë një tepsi me diametër 24 cm me pak gjalpë (ose vaj) e pak miell dhe me shumë kujdes hedhim masën tonë.
6Piqet në furrë të ngrohur më parë me 180° për 40 Minuta ose 160° për 30 Minuta nëse furra është me ventilim.
Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.
Shfleto të gjitha ëmbëlsirat
Përbërësit
5 vezë (temperaturë ambjenti)
150 g sheqer
150 g miell 00
Hapat
1Si fillim ndahen të bardhat nga të verdhat e vezëve në dy enë të ndryshme.
2Të verdhat rrihen me sheqerin deri sa të shkrihet plotësisht. Më pas shtohet mielli e përzihen deri sa të krijohet një masë homogjene.
3Të bardhat e vezëve rrihen me ane të një rrahësi elektrik deri sa të krijohet një shkumë e bardhe dhe e lartë.
4Shkuma shtohet në enën ku ndodhet masa jonë. Përzihet ngadalë me anë të një luge me lëvizjen nga poshtë - lart, në mënyrë që mos të prishet densiteti i shkumës së bardhë.
5Lyejmë një tepsi me diametër 24 cm me pak gjalpë (ose vaj) e pak miell dhe me shumë kujdes hedhim masën tonë.
6Piqet në furrë të ngrohur më parë me 180° për 40 Minuta ose 160° për 30 Minuta nëse furra është me ventilim.
Torta sfungjer (Pan di Spanja)