Sallatë kapreze

AutoriMegi
00VështirësiaFillestar

Një pjatë tipike e kuzhinës italiane.
Kjo pjatë kaq e shijshme shpesh përdoret si anti-pastë por mund të përdoret dhe si pjatë e dytë për ato që ndjekin dietën mesdhetare.
Emri i kësaj pjate të freskët e ka origjinën nga ishulli i bukur i Kaprit - në Napoli të italisë.

NdajeTweetShpëtojeNdajeNdajeBigOven
Sallatë kapreze
Koha e përgatitjes10 minuta
 4 domate
 500 g mocarela
 kripë
 vaj ulliri
 1 rigon
 borzilok për dekorim
1

Në një enë të vogël hedhim vajin e ullirit, kripën dhe rigonin.

2

I përziejmë bashkë dhe i lëmë të pushojnë disa minuta.

3

Me ndihmën e një thike presim domatet në copa rrethore me trashësi 1-2cm.

4

Të njëjtin proçes bëjmë dhe me mocarelën.

5

Pasi ti kemi prerë, marrim një pjatë të cekët dhe i vendosim duke i alternuar njëra pas tjetrës si në figurë.

6

Sipër i hedhim harxhin që përgatitëm më lart.

7

Sipas dëshirës i vendosim disa gjethe borziloku për zbukurim.

Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.

Shfleto të gjitha ëmbëlsirat

Përbërësit

 4 domate
 500 g mocarela
 kripë
 vaj ulliri
 1 rigon
 borzilok për dekorim
Sallatë kapreze

Lini një Përgjigje