Majoneza është një nga salcat më të përhapura në të gjithë botën por origjina e saj dhe në ditët e sotme është e diskutuar.
Ka dy variante për origjinën e majonezës.
E para fjala majonez vjen nga një qytet spanjoll i quajtur Mahon ,ku kuzhunjeri ushtar i dukës së Richelieu shpiku në vitin 1757 një salcë me bazë vajin dhe të verdhën e vezës.
Varianti dytë vjen nga një fjalë e vjetër franceze (Moyeau) që do të thotë e verdhë veze.
Majoneza gjen një përdorim të gjerë si në pjatat e mishit dhe të peshkut.
Gjithashtu shërben për të dekoruar pjatat e ndryshme në periudhën e festave.
Përgatitja e kësaj salce është shumë e thjeshtë.
Me pak përbërës dhe me pak kujdes në përgatitje arrihet një majonezë perfektë.

E rëndësishme në përgatitjen e majonezës është se vezët dhe vaji duhet të jenë në temperaturë ambienti. Gjithashtu të verdhat e vezëve duhen ndarë mirë nga e bardha.
Marrim një enë qelqi të madhe në të cilën hedhim të verdhat e vezëve.
Shtojmë pak kripë e piper sipas dëshirës .
Shtojmë dhe uthullën e bardhë.
Me ndihmën e një mikseri elektrik rrahim të gjithë përbërësit në një enë qelqi.
Fillojmë të hedhim vajin dalë-ngadalë.
Më pas e trazojmë me mikserin elektrik gjithmonë në të njëjtin drejtim, derisa të kemi hedhur gjithë vajin e lulediellit dhe të kemi arritur një masë të trashë omogjene.
Më pas, gjithmonë duke e rrahur, hedhim dhe lëngun e limonit.
Rezultati final do jetë një salcë kremoze, delikate dhe e shijshme.
Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.
Përbërësit
Hapat