Një recetë bazë e pastiçerisë që shërben për të zbukuruar ëmbëlsira me bazë qumështi, me një shije shumë delikate e cila shkon mirë me shijen paksa të fortë e pak të hidhur të karamelit.

400 g sheqer
200 ml ujë
1
Në një tenxhere vendosim ujin të ziejë.
2
Në një tenxhere tjetër të gjerë, hedhim sheqerin dhe e trazojmë herë pas here deri sa të shkrijë komplet.
3
Kur sheqeri të arrij një ngjyrë kafe të errët e të marri formën e karamelit, shtohet në tenxheren e ujit që është duke zierë duke e përzier me shpejtësi.
4
E heqim nga zjarri dhe lëmë të ftohet. Salca është gati.
Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.