Një pjatë tipike e kuzhinës italiane.
Domatja është mbreti i perimeve në stinën e verës.
Është e mbushur me vitamina, kripëra minerale e antioksidantë.
Shumë e ushqyeshme dhe e shijshme.
Do të jeni me fat nëse do të keni mundësi ti mblidhni domatet direkt të freskëta nga baçja juaj dhe ti përgatisni ato në moment.

Domateve u heqim pjesën e brëndëshme (tulin) dhe i vendosim në një enë qelqi. I lëmë mënjanë për momentin.
Në një tigan ku kemi hedhur vajin e ullirit sipas dëshirës, hedhim qepën e grirë dhe e lëmë të skuqet.
Pasi qepa fillon të marri ngjyrën kuqerreme, hedhim mishin e grirë dhe i kavërdisim bashkë.
Shtojmë kripën, piperin, rigonin duke i trazuar mirë.
Më pas shtojmë karrotën e grirë imët dhe një thelpi hudhër.
Shtojmë tulin e domateve të cilën e kemi përgatitur pak më parë.
I lëmë në zjarr me flakë të mesme për rreth 15 Minuta
Në një tas hedhim bukën e grirë dhe harxhën e përgatitur pak më parë.
Shtojmë djathin e bardhë, mjadanozin dhe borzilokun sipas dëshirës e i trazojmë bashkë.
Marrim domatet e boshatisura më parë nga tuli, dhe i mbushim me harxhën e përgatitur.
I pjekim ne furrë me 180°C për 30 Minuta
Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.
Përbërësit
Hapat