Torta me karrota është e thjeshtë dhe delikate.
Ideale për tu shoqëruar me një gotë caj mbasditeve apo për të bërë mëngjes për të gjithë moshat.
Përdorimi i karrotave në recetat e ëmbla i ka rrënjët që nga antikiteti, për shkak të ëmbëlsisë së tyre si perime, bëjnë të mundur mos përdorimin e tepërt të sheqerit në të tilla receta.

Karrotat lahen , qërohen dhe grien imët.
Vendosen në një kullesë e shtypen me një lugë për të hequr lëngun e tepërt
Në një enë, vezët dhe sheqeri rrihen me ndihmën e një makinerie rrahëse (ose me dorë) deri sa të shkrihen me mirë.
Shtohet mielli, majaja , vaji i lulediellit dhe bajamet e bëra pluhur.
Përpunohen mirë deri sa të kemi një masë homogjene.
Shtohen karrotat duke u përzierë me një lugë në mënyrë delikate.
Lyejmë me pak vaj (apo gjalp) e miell tepsinë me diametër 24 cm.
Hedhim brumin tonë duke e niveluar mirë me ndihmën e një luge.
Piqet në furrë të para-ngrohur me 170° për 45 Minuta
Në furrë me ventilim me 150° për 37 Minuta
Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.
Përbërësit
Hapat