AuthorMegi
Një recetë tradicionale shqiptare, e cila na shoqëron si gjatë muajve te nxehtë të verës por dhe gjatë ditëve të ftohta të dimrit.
Prep Time30 minsCook Time1 hrTotal Time1 hr 30 mins
0.50 kg speca jeshil
0.50 kg patëllxhan
1 qepë
4 thelpi hudhër
300 ml salcë domateje
vaj luledielli
vaj ulliri
kripë
rigon, piper i zi
majdanoz i freskët
Salca Beshamel
300 ml qumësht
40 g gjalpë
40 g miell
1 vezë
1Presim në shirita specat dhe patëllxhanët.
2I vendosim në një tavë dhe i hedhim sipër kripë, rigon, e pak vaj vegjetal.
3I pjekim në furrë me 180 gradë për 10 Minuta
5Ndërsa piqen në furrë specat dhe patëllxhanët , në një tigan hedhim vajin e ullirit,qepën, hudhrat dhe i vendosim të skuqen.
6Pasi të kenë marrë ngjyrë të kuqërremtë e të jenë zbutur, shtojmë salcën e domateve, majdanozin dhe i lëmë të gatuhen për 20 Minuta
7Pasi kemi hequr nga furra specat dhe patëllxhanët u hedhim sipër salcën që përgatitëm.
Përgatitja e salcës Beshamel
10Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin.
11Më pas shtojmë miellin dhe e lëmë të skuqet duke e përzierë derisa te marrë ngjyrë të artë.
12Shtojmë qumështin dhe vazhdojmë ta përziejmë që mos krijohen kokrriza brumi.
13Sapo salca të jetë trashur, shtojmë vezën e rrahur.
14E lëmë vetëm pak sekonda bashkë me salcën dhe e heqim.
15Salcën beshamel që përgatitëm e hedhim sipër tavës me perime dhe e fusim në furrë me 180 gradë për 30 Minuta
Revania është më e shijshme nëse përgatitet një ditë përpara.
Shërbetin ja hedhim vetëm pasi të jetë ftohur.
Shfleto të gjitha ëmbëlsirat
Ingredients
0.50 kg speca jeshil
0.50 kg patëllxhan
1 qepë
4 thelpi hudhër
300 ml salcë domateje
vaj luledielli
vaj ulliri
kripë
rigon, piper i zi
majdanoz i freskët
Salca Beshamel
300 ml qumësht
40 g gjalpë
40 g miell
1 vezë
Directions
1Presim në shirita specat dhe patëllxhanët.
2I vendosim në një tavë dhe i hedhim sipër kripë, rigon, e pak vaj vegjetal.
3I pjekim në furrë me 180 gradë për 10 Minuta
5Ndërsa piqen në furrë specat dhe patëllxhanët , në një tigan hedhim vajin e ullirit,qepën, hudhrat dhe i vendosim të skuqen.
6Pasi të kenë marrë ngjyrë të kuqërremtë e të jenë zbutur, shtojmë salcën e domateve, majdanozin dhe i lëmë të gatuhen për 20 Minuta
7Pasi kemi hequr nga furra specat dhe patëllxhanët u hedhim sipër salcën që përgatitëm.
Përgatitja e salcës Beshamel
10Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin.
11Më pas shtojmë miellin dhe e lëmë të skuqet duke e përzierë derisa te marrë ngjyrë të artë.
12Shtojmë qumështin dhe vazhdojmë ta përziejmë që mos krijohen kokrriza brumi.
13Sapo salca të jetë trashur, shtojmë vezën e rrahur.
14E lëmë vetëm pak sekonda bashkë me salcën dhe e heqim.
15Salcën beshamel që përgatitëm e hedhim sipër tavës me perime dhe e fusim në furrë me 180 gradë për 30 Minuta
Tavë me speca e patëllxhanë